×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Qeveria të shtojë përpjekjet për sigurimin e vaksinave për kategoritë e rrezikuara

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook falenderoi Kongresin Panshqiptar Amerikan, të cilët filluan lobimin për të siguruar vaksinat anti-covid për Kosovë.

    Haradinaj tha se diaspora shqiptare qëndruan gjithmonë pranë popullit shqiptare duke qenë gjithmonë të gatshëm për tu përgjigjur Atdheut.

    ‘Falënderues për Kongresin Panshqiptar Amerikan, i cili ka filluar lobimin për sigurimin e vaksinave anti-covid për Kosovën. Diaspora shqiptare asnjëherë nuk u nda nga trungu shqiptar. Ata ishin të gatshëm që çdo herë t’i përgjigjen Atdheut, në të gjitha periudhat historike’.

    Ai tutje tha se vazhdimisht ka përsëritur se duhet shfrytëzuar të gjitha lidhjet dhe ndikimet që Kosova ka në botë për çështjet me rëndësi e sidomos interesat nacionale.

    Haradinaj po ashtu u bëri thirrje qeverisë se duhet të shtojnë përpjekjet për shpejtimin e sigurimit të vaksinave.

    ‘Vazhdimisht e kam përsëritur se duhet të shfrytëzojmë të gjitha lidhjet dhe ndikimin që e kemi në botë, sidomos përmes shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë, për çështjet me rëndësi, veçanërisht për interesat nacionale.  Në këtë frymë, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të shtojë përpjekjet për shpejtimin e sigurimit të vaksinave të nevojshme për kategoritë e rrezikuara nga virusi, e të gjithë duhet jemi të gatshëm të bëjmë rolin tonë në këtë proces të rëndësishëm’, shkroi Haradinaj./Front Online/

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një burrë 49-vjeçar nga Las Vegas u arrestua pranë tubimit të ish-presidentit Donald Trump në Coachella. Ai po bartte një armë zjarri...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.