Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka kujtuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se do ta lironte detyrën nëse e gjejmë personin për të parin e shtetit.
“Presidenti Thaçi ka thënë se e liron postin e tij nëse e gjejmë personin për të parin e shtetit”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, Haradinaj vet tha se nuk ka pretendime të bëhet president i vendit.
“Nuk kam pretendim të bëhem president”, ka thënë Haradinaj.
“Unë kam hetuar një ndjenjë racionale të PDK-së që të futet në koalicion, ata e kuptojnë që për t’u zgjedhur presidenti i vendit, duhet të futen në koalicion. Pra, ky koalicion e përfundon mandatatin, pa njërën parti, PDK-në ose VV-në”, ka thënë Haradinaj.