×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales

    FrontOnline
    04 Janar 2025

    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje nga Padia që do të ushtrojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.

    Padia, thotë Toby Cadman, ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të Haradinajt gjatë procesit gjyqësor por edhe në burg, gjithnjë siç pretendohet nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së.

    “Si fillim, vetëm për të treguar se ne kemi dorëzuar poashtu ankesë për mbajtje arbitrare tek Kombet e Bashkuara disa kohë më parë. Ka qenë gjithnjë kërkesë e Z. Haradinaj që ne të kërkojmë kompensim edhe nga GjEDNj edhe nga Grupi Punues i Kombeve të Bashkuara për mbajtjen arbitrare”.

    “Siç dihet, këto dy mekanizma funksionojnë ndaras dhe nën juridiksione të ndryshme dhe patjetër, duke ditur që Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk mund të ngrisim asnjë çështje kundër Kosovës në Gjykatën e Strasburgut pavarësisht se Kosova cilësohet si palë përgjegjëse nga Grupi Punues i OKB-së ku e kemi dorëzuar parashtresën më parë”, u shpreh ai në Info Magazine të Klan Kosova.

    Pasi dënimi i Nasim Haradinajt ka përfunduar dhe të gjitha vendimeve u ka ardhur fundi, pra janë kryer, Cadman thotë se kjo u ka hapur rrugë që ta ndjekin këtë rast në një rrugë tjetër, “gjithnjë bazuar në qëndrimin e Haradinajt se gjykimi ndaj tij nuk është zhvilluar drejt bazuar edhe në standardet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare, për t’u kompensuar në të gjitha format e mundshme”.

    Në pyetjen se a ka besim se Gjykata e Strasburgut do ta pranojë padinë që e ushtron Haradinaj ndaj Gjykatës së Kosovës, meqë Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Cadman shprehet tejet optimist për faktin se nuk do të paditet shteti i Kosovës, por vendet anëtare të BE-së që kontribuojnë financiarisht për funksionimin e Gjykatës Speciale.

    “Natyrisht që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë institucione të Republikës së Kosovës, por ne e dimë se element i ndërkombëtarizimit të kësaj Gjykate ose një formë hibride se si funksionon ajo është fakti se është krijuar mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare dhe ka një numër shtetesh, shtete të Evropës, që e financojnë atë. Dhe kur e ngrit ndonjë çështje në GjEDNj nuk mund të jetë kundër një individi apo organizate por vetëm kundër shtetit që është anëtar i KiE dhe GjEDNj. Andaj edhe këtë padi e kemi dorëzuar kundër vendeve që janë financuese të Gjykatës”, tha avokati i Haradinajt në Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Lajme06 Janar 2025
    I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shëprthimit aksidental të fishekzjarreve, është dërguar për trajtim mjekësor në Turqi. Për...
    Lajme06 Janar 2025
    Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori Mazllum Baraliu teksa ka folur për fushatën parazgjedhore, ka thënë se ndër vite Kosova është...
    Të tjera
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shprehur mllef ndaj disa prej banoreve për siç tha pretendojnë finalen pa bërë asgjë. Specifikisht ai përmendi Sarën duke thënë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi në Nju Jork të hënën që ta shtyjë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në...
    Kronika06 Janar 2025
    Sot policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të kësaj komune një person gjatë një ahengu...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.