Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen e 52-të.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se ka pranuar mesazhe të panumërta nga miq, kolegë e bashkëluftëtarë.
“Sot pranova mesazhe të panumërta urimi nga miq, kolegë, bashkëluftëtarë, e bashkudhëtarë, të cilat më gëzuan shumë dhe e bënë më të bukur kremten e ditëlindjes sime.
Në pamundësi që t’i shkruaj secilit veç e veç, ju falënderoj të gjithëve për fjalët, dëshirat e urimet që më dërguat”, shkroi Haradinaj.