
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka përkujtuar martirët e Lybeniqit në 22-vjetorin e kësaj masakre, raporton “Front Online”.
“Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, që u shndërruan në gurë themeltar të lirisë së vendit tonë. Ata na obligojnë që të mos ndalemi së kërkuari drejtësi, gjersa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën”, ka shktuar ai.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Kosova përjetë do t’i kujtojë me përulje martirët e masakrës së Lybeniqit, raporton tutje “Front Online“.
Haradinaj shtoi se është obligim të mos ndalemi së kërkuari drejtësi derisa urdhërdhënësit dhe ekzekutorët të dënohen për krimet gjenocidale në tërë Kosovën.
“Po sot, kujtojmë me nderim, rënien heroike të Gjeneral Fadil Nimani, ndër luftëtarët e komandantët më të zot në Zonën Operative të Dukagjinit, që nga ditët e para të luftës çlirimtare. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë./Front Online