×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Janë 35 mijë veteranë të vërtetë të UÇK-së, s’lejoj t’i nëpërkëmbë kushdo që çohet në këmbë

    FrontOnline
    05 Shtator 2019

    Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për kapjen e shtetit.

    Haradinaj, tha se veçanërisht, PDK-ja duhet të japë përgjegjësi se si e ka sjell Kosovën në këtë gjendje.

    “Për kapjen e shtetit janë përgjegjëse PDK dhe LDK, ata duhet me dhanë përgjegjësi se përse është kapur shteti. Unë jam bërë kryetar qeverie në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Ka ballafaqim për të gjithë ata nëse ka kaq shumë aktakuza”, tha Haradinaj.

    Haradinaj ka folur edhe për heshtjen e veteranëve për të cilën tha ai se nuk do të lejojë askënd t’i nëpërkëmb ata kushdo që do ta marr postin.

    Ai poashtu mohoi se numri i veteranëve është 60 mijë.

    “Nuk e di se janë 60 mijë veteranë, a ka ndonjë raport që e tregon këtë, sepse unë e di që janë 35 mijë veteranë. Unë nuk ja mohoj pjesëmarrjen në luftë të gjithë të rriturve në atë kohë. Nuk i lë askënd me i nëpërkëmb veteranët kushdo që çohet në këmbë”, ka thënë Haradinaj.

    Këto komente Haradinaj i bëri në debatin e radhës “Talk the Talk”.

    Nga Rubrika
    Opinione03 Mars 2026
    Nga: Gjergj Dedaj Jugonostalgjikët dhe autonomistët janë çdo ditë e më shumë agresiv, për të zënë pozita kyqe në regjimin e Kurtit,...
    Opinione02 Mars 2026
    Nga: Daan Everts Është thellësisht e pabesueshme që NATO do të ndërhynte në këtë konflikt në favor të UÇK-së, nëse shërbimet e...
    Opinione28 Shkurt 2026
    Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe nga retorika e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.