×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Hoti e mori shefen e kabinetit në takim me Vuçiqin e jo ministrin Selimi, nuk e përkrahim Hysenin si koordinator

    FrontOnline
    22 Korrik 2020

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nuk di çfarë ka ndodhur në takimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

    Haradinaj në mes tjerash deklaroi se Hoti nuk e di se kënd e ka pasur Vuçiq në takim.

    “Ai a e dini kë e ka pasur Vuçiq në takim? Zotërinë Vasileviq, ish-KOST nga zyra e Gjuriqit. Ky [Hoti] e ka marrë shefen e kabinetit. Nëse nuk i beson Selim Selimit as unë nuk të besoj ty”.

    “Unë kam qenë në opozitë, i kam dhënë Thaçit, Blerim Shalën edhe prej opozitës, pa asnjë post qeveritar dhe Thaçi e ka marrë në tavolinë se e ka ditë që unë duhet me e ditë se çka po ndodhë në takim”.

    “Për shembull unë nuk e di çka ka ndodhur në takimin Hoti-Vuçiq sepse nuk ka kush të më tregoj. Unë dua ta kem njeriun tim aty, ne jemi megjithatë dy parti, ai është kryeministër i Kosovës”.

    Mirëpo, Haradinaj theksoi se nuk beson se Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim me Vuçiq.

    “Unë nuk mendoj që Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të ecur përpara, duhet të krijojmë sa më shumë ndjenjë të përbashkët për këtë temë, së pari brenda koalicionit pastaj me subjektet tjera, nëse ai nuk i beson Aleancës që e ka ne ekip përse t’i besoj opozita atij”, deklaroi Haradinaj

    Haradinaj thotë se nuk e ka përkrahur emërimin e Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun.

    Haradinaj edhe pse ka respekt për Hysenin, mospërkrahjen e arsyetoi se nuk ishte në dijeni për emërimin e tij.

    “E ka emëruar Skender Hysenin për të cilin kam respekt, por i pari që ia përkrahu është presidenti Thaçi. Nuk ia ka përkrahur Aleanca për shembull, sepse as nuk kam qenë në dijeni. Asnjë mesazh nuk e kam marrë as nga Hoti as nga Mustafa se do ta emëroj Skender Hysenin për këtë punë”.

    “Nuk ka ndodhur ndonjë e keqe këtu por nëse e përvetësojnë dialogun, e dëshirojnë të bëhen një klub i ngushtë për këtë temë, në rregull, puna e mbarë por të mbajnë përgjegjësi”.

    “Kur të vini në Parlament edhe ne ua themi mendimin tonë, nuk funksionon kështu, në të kaluarën i kanë shkaktuar dëme Kosovës, kështu kemi mbërri te tavolina e Mogherinit kur një klub i vogël e njerëzve, klubi i njëjtë që të ka përfaqësuar ne kemi mbetur duke i shikuar”, deklaroi Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Mars 2025
    Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës...
    Lajme05 Mars 2025
    Ish-diplomati kosovar, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, thotë se është krejtësisht normale politika që po zhvillohet nga Presidenti Donald Trump, dhe se sipas...
    Lajme05 Mars 2025
    Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, thotë për FrontOnline se Kosova nuk po bën asgjë për të vendosur kontakt...
    Të tjera
    Lajme05 Mars 2025
    Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në...
    Lajme05 Mars 2025
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell. Sipas këtij instituti, temperatura maksimale të...
    Bota/Rajoni05 Mars 2025
    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar me forcë propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë....
    Bota/Rajoni05 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim para të dy dhomave të Kongresit në të cilin prezantoi aktivitetet e administratës së tij...
    Vip05 Mars 2025
    Spektakli i së martës ka qenë mjaft i tensionuar, pas një momenti që përfshiu një diskutim të ashpër mes Gjestit dhe Eglit....
    Bota/Rajoni05 Mars 2025
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pretenduar se sonte rreth orës 20:47 është raportuar se në objektin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.