
Pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj duket se ka filluar me fushatën e partisë së tij.
Përmes rrjetit social Facebook, Haradinaj ka thënë se shteti, ekonomia dhe drejtësia, janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës, raporton Front Online.
“Me strukturat e AAK-së në Prizren ritheksova se platforma fituese e zgjedhjeve që i kemi përpara, është oferta jonë. Aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojmë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore”, ka shkruar Haradinaj.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, gjatë mbledhjes së qeverisë më 19 korrik. Ai kishte thënë se ka pranuar një ftesë për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale, lidhur me luftën e fundit në Kosovë.
Kujtojmë se Haradinaj dy herë është shpallur i pafajshëm për krime lufte në Kosovë, nga gjykatat ndërkombëtare./ Front Online/
