×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës për mizoritë serbe në Bosnje.

    Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se e vërteta mbetet e përgjysmuar pa një rezolutë të OKB-së për krimet serbe në Kosovë.

    “Pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, për krimet e gjenocidin në Kosovë, e vërteta dhe drejtësia për mijëra viktima, mbeten përgjysmë. Autorët e krimit e gjenocidit, të kudondodhur, duhet ta marrin dënimin. Varrezat masive, masakrat, ekzekutimet e mijëra qytetarëve, dhunimet dhe përndjekja e një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, s’mund të kenë emër tjetër përpos gjenocid”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës.

    “Rezoluta e OKB-së për Srebrenicën, është një hap i madh i pranimit të së vërtetës për mizoritë serbe në Bosnje, që duhet përshëndetur. E vërteta dhe drejtësia do të jenë më të plota, atëherë kur të pranohet se edhe në Kosovë pati gjenocid”, është shprehur Haradinaj./Front Online/

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Politikani shqiptar, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se do të jetë në stadium duke bërë tifo për Serbinë...
    Lajme16 Qershor 2024
    Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça”, ka dhënë afat 30 ditë, qe organizatat e shoqërisë civile dhe subjektet juridike t’i kthejnë pronat kësaj ndërmarrje....
    Lajme16 Qershor 2024
    Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe KiE, mund të ketë një vonesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Një përleshje ka ngjarë në Gelsenkrichen, mes tifozëve anglezë dhe serbë. Gazetari, Arlind Sadiku thotë se sipas mediave angleze, në këtë përleshje...
    Vip16 Qershor 2024
    Albina Kelmendi sot ka ndarë momente nga festa e Bajramit në familjen e saj. Ajo e veshur me një fustan me motive...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Personi i armatosur që plagosi një besimtar mysliman sot derisa po falej Kurabn Bajrami në xhaminë në Choisy-le-Roi të Francës është ende...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Ushtria izraelite ka njoftuar se do të zbatojë një “pauzë taktike” në ofensivën e saj në Rripin jugor të Gazës për të...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter-...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.