Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të martën ka zhvilluar një videokonferencë me ambasadoren e Suedisë në Prishtinë, Karin Hernmarck Ahliny.
Me këtë rast, ministrja Haradinaj – Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për Suedinë dhe rolin që ky shtet mik ka treguar në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.
“Përveç bisedimeve për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, theksuam nevojën e thellimit dhe të intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, në të gjitha dimensionet”, tha kryediplomatja e Kosovës.