Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një bisedë me homologun e saj nga Lituania, Linas Linkevičius.
Përmes njoftimit për media thuhet se të dy kanë pasur një bisedë konstruktive, derisa, Haradinaj ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e Lituanisë ndaj Kosovës.
“E falënderova për përkrahjen e Lituanisë, si njohëse e hershme e Pavarësisë së Kosovës dhe përkrahëse e fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.
Gjatë kësaj bisede me homologun e saj lituanez, kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka theksuar po ashtu se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës duhet të përmbyllet, dhe se dialogu Kosovë-Serbi duhet të finalizohet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.