×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: PDK nuk i përjashton koalicionet as para e as pas zgjedhjeve

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës synon të dalë e para në zgjedhje e jashtëzakonshme që pritet të mbahen. Për arritur këtë qëllim, në partinë e Enver Hoxhajt nuk i përjashtojnë as koalicionet parazgjedhore, pasi shprehën se nuk kanë asnjë vijë të kuqe për partitë tjera politike.

    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza thotë se në zgjedhje po garojnë me një kandidat i cili i plotëson të gjitha atributet e nevojshme, prandaj sipas tij, presin rezultate të mira zgjedhore.

    “Synimi jonë është që të dalim sa më mirë në zgjedhje. Kemi një kandidat i cili i ka të gjitha atributet e nevojshme, jemi në finalizim të programit zgjedhor i cili reflekton nevojat e qytetarëve të Kosovës, kemi ekip të përgatitur, kemi përvojë në këtë punë dhe presim me dalë mirë”, deklaroi Hamza për Gazetën Blic.

    Ndërkaq, shton se PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vija të kuqe me asnjë parti politike.

    Hamza thotë se mundësitë për bashkëpunime me partitë tjera janë të hapura.

    “Për koalicion para zgjedhor ende janë mundësit e hapura, të shohim se çka prodhon situata. Ne vija të kuqe nuk kemi pasur as në të kaluarën dhe mirë që nuk kemi pasur sepse ata që i kanë pasur mandej i kanë ra vijat e kuqe. Ne konsiderojmë që vijat e kuqe nuk janë të shëndetshme”, deklaroi kryesuesi i Grupit Parlamentar të PDK’së.

    Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

    Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

    Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, deklaron se Specialja...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar sonte në Berlin, Michael Roth me Medaljen Presidenciale të Meritave – një simbol mirënjohjeje nga populli...
    Lajme17 Mars 2025
    Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi...
    Lajme17 Mars 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Lëvizja Vetëvendosje po e kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës për shkak që...
    Lajme17 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP). Ata kërkojnë nga ky organ t’i anulojë 18...
    Lajme17 Mars 2025
    Emisari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është takuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gjatë këtij takimi, u...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.