×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza nderon Afrim Bunjakun, vlerëson edhe punën e Prokurorisë që një vjet pas mblodhi fakte për aktakuzën ndaj 45 personave

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vlerësuar veprën e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rëniës së tij.

    Hamza tha se Bunjaku ishte edhe polic i përgjegjshëm edhe njeri fisnik.

    “Heronjtë janë gjithnjë të veçantë dhe i tillë është edhe Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës gjatë agresionit në Banjskë, më 24 shtator 2023. Polic i përgjegjshëm, prind i mrekullueshëm, qytetar i devotshëm dhe njeri shumë fisnik. Sot, një vjet më pas, nderojmë jetën dhe veprën e heroit Afrim Bunjaku dhe vlerësojmë vendosmërinë, guximin dhe shërbimin e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, që me këmbëngulje deri në vetëmohim përkushtohen çdo ditë për rend dhe ligj në tërë territorin e Kosovës”.

    Hamza ka falënderuar edhe punën e institucioneve të drejtësisë dhe punën e Prokurorisë Speciale, për të cilën tha se arriti të grumbullojë faktet për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin terrorist.

    “Sot, një vjet më pas, vlerësojmë lart punën e institucioneve të drejtësisë, punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila ka arritur të grumbullojë mjaftueshëm fakte dhe ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin e armatosur në Banjskë. Agresioni në Banjskë ishte prej sulmeve më të mëdha të pasluftës mbi Republikën e Kosovës dhe shprehim mirënjohje edhe për pjesëtarët e KFOR-it dhe të gjitha shtetet partnere, që në forma të ndryshme ndihmuan atë ditë dhe po kontribuojnë vazhdimisht për forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon”.

    Hamza tha se nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut sesa duke iu shërbyer qytetarëve pa dallime, “duke e ruajtur rendin publik dhe mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës, si shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj”.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë sot homazhe te varri i heroit Afrim Bunjaku, që u vra një vit...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për Financial Times për Veriun, Dialogun e raportet me aleatët Duke folur...
    Lajme24 Shtator 2024
    Gjykata e Apelit e ka caktuar për 7 tetor 2024 seancën në të cilën pritet të elaborohen ankesat e Pal Lekajt, Eset...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti për kontrata njëburimore. Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka dhënë...
    Lajme24 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar pretendimet e Qeverisë së rritja ekonomike është përtej parashikimeve. Ai ka bërë me...
    Lajme24 Shtator 2024
    Në anë të rrugës që të çon nga Ballabani në Banjskë, sot janë vendosur tabela të rrugës të emërtuara në emër të...
    Kronika24 Shtator 2024
    Është zhdukur një vajzë në fshatin Miradi të Epërme të Fushë Kosovës. Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, duke...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen e heroit, Afrim Bunjakut për nder të njëvjetorit të rënies së tij gjatë detyrës...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku ka thënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.