×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hamza kritikon qasjen e dy Qeverive ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza gjatë mbledhje së Kuvendit të Kosovës, e ka kritikuar Qeverinë “Hoti”, për ndërrimin me vendim të rregullës për deficit buxhetor. Sipas tij iniciativa e PDK-së, ka paraparë edhe ndihmën për sektorët që janë prekur nga pandemia Covid-19, raporton Front Online.

    “Me fillimin e pandemisë dhe duke e kuptuar situatën që do të vjen dhe që e kemi kuptuar me kohë, PDK-ja, ka nisur dy iniciativa ligjore. Iniciativa e parë ka pasur të bëj me amandementimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe përgjegjësitë sepse kemi qenë të sigurt që kemi ardhur në një pikë për ndërrimin e rregulla për deficit buxhetor dhe për bilancin bankar dhe kemi ardhur me Ligj të veçantë për adresimin e sfidave si për bizneset, të punësuarit në sektorin privat, pensionistët dhe të kategorive tjera sociale, komuniteteve dhe të tjerëve. Kemi kërkuar përkrahje nga pozita por nuk e kemi pasur”, ka thënë Hamza.

    Sipas Hamzës ky propozim i PDK-së, nga Qeveria e kaluar është konsideruar si shantazh.

    “Përgjigja është që kjo është shantazh dhe ne nuk e shantazhojmë askënd”, ka thënë tutje ai.

    E ndryshimi i deficitit buxhetor me vendim, sipas Hamzës është në kundërshtim me Ligjin, raporton Front Online.

    “Ka ardhur situate kur me vendim dhe jo në përputhje me Ligjin ndërrohet rregulla për deficitin buxhetor. Nuk është mirë që Ligji të ndërrohet me vendim”, ka deklaruar Hamza.

    Deputeti i PDK-së, ka thënë se në rishikimin e buxhetit nuk janë paraparë as çështjet që janë adresuar për menaxhimin e situatës me Coronavirus.

    “Në kuadër të rishikimit të buxhetit nuk janë as ato që I kemi paraparë ato që i kemi parë ne në adresimin e situatës ekonomike në menaxhimin e Covidit. As qeveria e kaluar, nuk I kanë pasur këto marrëveshje me prioritet”, ka pohuar Hamza.

    E të gjitha këto, sipas Hamzës janë arsyet se pse kjo parti nuk ka votuar pro marrëveshjeve ndërkombëtare. /Front Online

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/?v=314968459669576&notif_id=1592833521189841&notif_t=live_video_explicit

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.