Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së, ka folur sot për investimet në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nëse vjen në pushtet.
Hamza premtoi se një investim i rëndësishëm nga kjo fushë do të jetë digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor, gjë që është premtuar shumë moti, edhe nga kjo qeveri aktuale.
”Unë do ta digjitalizoj sistemin shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në një platformë digjitale, tërësisht të integruar dhe efikase, do t’i lidhim të gjitha nivelet e kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore”, tha Hamza.
Përpos sistemit shëndetësor, Hamza tregoi se synon t’i digjitalizojë edhe disa fusha të tjera të rëndësishme.
”Edhe mësimdhënien, proceset në sistemin e drejtësisë, administratën dhe shërbimet publike synojmë t’i digjitalizojmë”, shkroi Hamza në Facebook.