Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka shkuar sonte në Varagë te Zubin Potokut, për të inspektuar nga afër dëmet e shkaktuara nga një mjet shpërthyes në kanalin ujor, raporton FrontOnline.
Hamza ka dënuar ashpër aktin dhe ka kërkuar nga institucionet e rendit dhe ligjit që të zbardhin sa më shpejt rastin dhe të vihen para drejtësisë ata që janë përgjegjës. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijes dhe pasojat në furnizimin me energji elektrike, duke theksuar rëndësinë e adresimit të shpejtë të këtyre problemeve. “Jam në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e vendit të përfshira në sanimin e dëmit dhe shpresoj se situata do të tejkalohet sa më shpejt,” ka thënë Hamza