×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti: Pa njohje reciproke të të dyjave, të Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti,  ka komentuar deklaratën e fundit të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila tha se bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, po shqyrtojnë se “çka funksionon dhe çka nuk funksionon” në procesin e dialogut ndërmjet dy shteteve.

    ‘’ Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas, paska deklaruar se bashkë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, po e shyrtojnë se “çka funksionon dhe çka nuk funksionon” në këtë proces dialogu’’ tha ai.

    Hamiti ka theksuar se ky është një moment kyç për të rishikuar dhe përmbyllur këtë proces, duke përmendur se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të avancojnë në rrugën e integrimeve evropiane pa normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

    ‘’As Kosova as Serbia nuk mund të shkojnë rrugës evropiane pa normalizim të marrëdhënieve ndërmjet tyre, paska thënë zonja Kallas, duke përmendur edhe “gabimet” që mund të jenë bërë në këtë proces të deritashëm’’ shton ai.

    Në reagimin e tij, Hamiti ka theksuar se “pa njohje reciproke të të dyja, Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve” dhe as integrim të tyre në Bashkimin Evropian.

    ‘’ Pa njohje reciproke të të dyjave, të Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve. As integrim të tyre në BE’’ deklaroi Hamiti.

    Ai ka shtuar se kjo është “premisa themelore për ringjallje dhe përmbyllje të procesit të tejzgjatur të dialogut”, të cilin, sipas tij, Serbia ka tendencë ta zvarrisë.

    ‘’Kjo është premisa themelore për ringjallje dhe përmbyllje të procesit të tejzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi, të cilin e ka zvarritur Serbia’’ vazhdoi Hamiti.

    Hamiti gjithashtu ka kritikuar atë që ai e quan “ambiguiteti konstruktiv”, duke theksuar se ideja që mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë është një qasje e gabuar.

    ‘’ ‘Ambiguiteti konstruktiv’, ideja se mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa njohje të ndërsjellë, është e gabueshme’’ u shpreh Hamiti.

    Kaja Kallas, përfaqësuesja e BE-së që po shpërbën barrierat në dialogun Kosovë-Serbi

    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2025
    Policia e Kryeqytetit që nga 1 prilli, më saktë për 17 ditë ka arritur t’i identifikojë 28 persona të dyshuar, ndaj të...
    Lajme18 Prill 2025
    Komisioni Disiplinor i kompanisë “Trepça” Sh.a ka vendosur që pas suspendimit, t’ia ndërprejë marrëdhenien e punës, ish-ushtruesit të detyrës së Kryeshefit, Enis...
    Lajme18 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës së Kosovës”, të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Osmani ka ndarë...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2025
    Një 67-vjeçar me inicialet F.A. është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë–Zveçan. Në njoftimin e policisë thuhet se viktima...
    Lajme18 Prill 2025
    Prokuroria në Hagë ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin edhe për dy muaj të tjerë. Në kërkesën...
    Lajme18 Prill 2025
    Tarifat do të ngadalësojnë ekonominë globale, por nuk do të shkaktojnë recesion mbarë botëror thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Drejtoresha e organizimit ndërkombëtar...
    Lajme18 Prill 2025
    Thirrja e partive politike për një takim konsultativ dhe më pas ndërprerja e seancës pas mosarritjes së një konsensusi duke mos hedhur...
    Lajme18 Prill 2025
    Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në...
    Lajme18 Prill 2025
    Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angili....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.