Aktorja Hali Berry, u debatua ashpër me regjisorin Brian Singer, sjellja e tij gjatë xhirimeve të “X-Men 2” u bë e padurueshme për disa kolegë. Detajet e diskutimit u zbuluan nga aktori Alan Cumming në librin e tij.
Regjisori Brian Singer nuk ka realizuar asnjë film që kur u pushua nga puna në vitin 2018 për xhirimet e “Bohemian Rhapsody”. Pikërisht atëherë njerëzit filluan të shkruajnë për sjelljen e tij të papërgjegjshme në xhirimet e filmave, kur ai u zhduk për disa ditë dhe më pas u kthye përsëri dhe në të njëjtën kohë, ndaj tij u shfaqën akuza për sulm seksual të disa të rinjve.
Këto ditë ka dalë nga shtypi libri i aktorit Alan Cumming “Baggage: Tales from a Fully Packed Life”, në të cilin ai zbulon detaje nga xhirimet e filmit “X-Men 2” të vitit 2003.
Përveç faktit se Singer drejtoi filmin dhe Cumming kishte një rol dytësor, një nga rolet kryesore iu dha Hali Berrit.
Në librin e tij, Cumming shkruan se gjatë xhirimeve të “X-Men 2”, Singer vazhdonte të merrte qetësues dhe se kasti ishte i shqetësuar për sjelljen e tij, luhatjet e shpeshta të humorit, shpërthimet e zemërimit dhe zhdukjen nga xhirimet për disa orë.
Në një moment, ai, Halle Berry dhe aktorë të tjerë – Hugh Jackman, Patrick Stewart, James Mardsen dhe Famke Jansen – u tërhoqën për të diskutuar sjelljen e Singer.
Në të njëjtën kohë, Barry foli për njerëzit që ajo njeh që kanë probleme të ngjashme. Regjisori erdhi tek ata dhe ju tha “Jeni plot mut”, duke shtuar “Duhet të jeni të lumtur që po punoni me mua”, transmeton Headliner.
Hali Berry u përgjigj: “Kemi dëgjuar mjaft. Mund të më puthësh në prapanicën time të zezë”. Megjithatë, produksioni u tha aktorëve se duhej të kalonin gjithçka dhe të vazhdonin xhirimet./FrontOnline/