×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Taksa ndaj Serbisë ishte zhurmë nacionaliste

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, e ka vlerësuar si “zhurmë nacionaliste” taksën që Qeveria Haradinaj e kishte vendosur për mallrat nga Serbia.

    Haliti ka thënë se ishte kundërshtar i taksës që nga dita kur u vendos, në fund të vitit 2018.

    “Sa i përket taksës, unë qysh të nesërmen jam deklaruar kundër saj, sepse Kosova nuk ka fuqi ekonomike e as politike të veprojë në kundërshtim më bashkësinë ndërkombëtare, s’mund të notojmë në anën e kundërt të rrjedhës së lumit. Më kanë sharë, por e kam ditë dhe kështu ka dal. Unë mendoj që taksa e ka bërë një zhurmë, më shumë nacionaliste se sa që ka pasur efekt, zhurmat nacionaliste kur fillojnë në politikë, gjithmonë orientimin e kanë nga diktatura, jo nga zgjidhja e problemeve”, ka thënë në KTV anëtari i Kryesisë së PDK-së.

    Ish-deputeti për shumë mandate, nuk ka pranuar argumentet e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, se me vendosjen e taksës u ndal ndarja e Kosovës. Sipas tij, këto janë llafe dhe se dialogu do të vazhdojë dhe se ndarje nuk do të ketë.

    “Dialogu do të vazhdojë mbi bazën e themeleve që kemi ndërtuar, si integriteti territorial, kufijtë, pavarësia, të drejtat e pakicave, zhvillimi i demokracisë e të tjera”, tha ai.

    Po ashtu ka thënë se Kosova ka humbur shumë që nuk ka pranuar propozimin e kreut të PDK-së në janarin e vitit 2019 për të pezulluar taksën për 3 muaj. Sipas tij, kjo do të dëshmonte seriozitetin e palës kosovare para partnerëve të saj strategjikë.

    Haliti ka folur edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ai thotë se në strukturat e partisë ka propozuar që “është herët të ndodhë kjo për shkak të pandemisë”.

    “Unë e kam dhënë mendimin tim në parti, kam menduar që është shpejt për shkak të pandemisë, por vendimi ka qenë i tillë dhe ka përfunduar kjo punë. Ndoshta qytetarët e shohin ndryshe. Gjithë jeta ime politike ka shkuar me vota, me votë pamundësohet zëri i veçantë, edhe nëse ka të drejtë”, ka thënë Haliti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.