-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Halit Barani tregon krimet e Ivanoviqit, i kërkon Kurtit t`u kërkojë falje familjeve të viktimave

    Fatlum Berisha
    17 Janar 2023

    I përkushtuar, i sinqertë e njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e për një Kosovë shumë etnike.

    Këto janë fjalët që hiç më pak sesa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili mori besimin e 51 % qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, zgjodhi për të përshkruar Oliver Ivanoviqin, ish-politikanin serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë e dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës, raporton “Front Online”.

    Kryeqeveritari kosovar, elozhet për serbin, i thuri të hënën në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.

    Lavdatat kryeministrore po i kundërshton ashpër kryetari i KMDLNJ-së për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani.

    “Kryeministri nuk është dashtë ta lavdojë një kriminel. Asnjë kosovar e më së paku ai nuk duhet me thur elozhe për Ivanoviqin i cili ka vra shqiptarë”, theksoi Barani për “Front Online”.

    Ai përmendi rastet e vrasjeve të civilëve shqiptarë, për të cilat Oliver Ivanoviq ishte gjetur fajtor.

    “Më 1999 në Lagjen Bair, përkatësisht te Kovaçt, i ka pushkatuar, Ivanoviqi ka qenë kryekrimineli, 31 shqiptarë, kryesisht të rinj. Më 16 prill 1999 në Lagjen Ura e Gjakut i ka pushkatuar pesë shqiptarë. Pas lufte, ka qenë kryesori i grupit “Rojat e Urës”, ku më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 i ka pushkatu 10 shqiptarë, pesë femra dhe pesë meshkuj, mesin e tyre edhe një fëmijë. Kush e ka lavdëruar ia paftë hairin”, tregoi Barani për “Front Online”.

    Dënimi prej 9 vitesh burgim ndaj Ivanoviqit për këto krime shkaktoi zhgënjim tek familjarët e viktimave shqiptare.

    “Duhet kryeministri Kurti me ju kërku falje familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga dora e Oliver Ivanoqviqit”, këshilloi Barani – Kurtin pas postimit të së hënës.

    Apeli e kishte rikthyer në rigjykim lëndën e rastit të Oliver Ivanoviq.

    Vetëvendosje, në krye të të cilës është Albin Kurti, pati kritikuar dënimin e ulët për Ivanoviqin, duke thënë se ishte poshtërim për drejtësinë.

    Madje patën përgatitur një dokumentar, ku flitej për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në Mitrovicë e përmendej edhe ish-politikani serb.

    Vrasja e Ivanoviqit

    Lideri i serbëve të veriut Oliver Ivanoviq u vra me armë zjarri para zyrës së tij më 2018.

    Për përfshirje në vrasjen e tij, e cila kishte ndodhur më 16 janar, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

    Këta në bashkëpunim edhe me të pandehurit Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, të cilët gjenden në arrati dhe me dy të pandehur tjerë që deri më tani janë të panjohur për organet e renditZheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, sipas Prokurorisë Speciale, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete, të cilat kanë çuar deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Prill 2025
    Anise u ndërpre, mesazhe të shumta pati gjatë atyre minutave sa zgjati seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo që nxiti më...
    Lajme15 Prill 2025
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hekuran Murati, i cili këtë të martë u pa në seancën e Kuvendit të Kosovës, tek sa...
    Lajme15 Prill 2025
    Agim Bahtiri, deputet i zgjedhur nga Vetëvendosje, pati një moment bizar sot në Kuvend të Kosovës, ku duatrokiti me t’u mbyllur seanca...
    Të tjera
    Lajme15 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Qeveria në detyrë s’mund të udhëhiqet nga deputetë. Në komunikatë thuhet se paqartësitë rreth...
    Lajme15 Prill 2025
    Artmotion vazhdon ofertën më të dashur – pakon Supreme – këtë herë me çmim të ri super të favorshëm: vetëm 29.99 €...
    Lajme15 Prill 2025
    E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati, ka qendruar sot në...
    Lajme15 Prill 2025
    Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se sot do të përfundojë furnizimin me ngrohje për sezonin ngrohës 2024/2025. Vendimi është marrë në përputhje...
    Lajme15 Prill 2025
    Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së sotme konstituive e cila erdhi pas dështimit të votimit të raportit...
    Lajme15 Prill 2025
    Ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, ka thënë se opozita ka të drejtë në aspektin formal, kur kërkon që Kurti të japë dorëheqje...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.