×
  • Lajme
  • Lajme

    IKD: Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Qeveria në detyrë s’mund të udhëhiqet nga deputetë.

    Në komunikatë thuhet se paqartësitë rreth çështjes së dorëheqjes së anëtarëve të kabinetit qeveritar janë krijuar si rezultat i mosrregullimit adekuat të Ligjit për Qeverinë për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

    IKD thotë se letra e dorëzuar nga kryeministri në detyrë nuk paraqet akt të dorëheqjes.

    “Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes. Interpretimi i z. Kurti se Qeveria e tij ka statusin ekuivalent me Qeverinë në detyrë vlenë për Qeverinë si institucion dhe jo për të si kreu i saj. Përmbajtja e njoftimit të Kryeministrit tregon synimin e tij që ai të vazhdojë ta udhëheqë Qeverinë në detyrë edhe duke qenë deputet.”

    “Në bazë të Ligjit NR.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryeministri duhet të jap dorëheqje në momentin e betimit të tij si deputet. Nga ky moment, Qeveria do të vazhdojë të funksionojë si qeveri në dorëheqje, por se nuk mund të udhëhiqet nga z. Kurti. Udhëheqja në këtë rast kalon tek zv. Kryeministri i Qeverisë në detyrë dhe postet ministrore udhëheqen nga zv. Ministrat. Përjashtim bëjnë rastet kur një ministër nuk është zgjedhur deputet, në këtë rast, ai mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën.”

    IKD shton se letra e dorëheqjes duhet t’i drejtohet kryesuesit të seancës konstituive, në këtë rast Avni Deharit.

    “Tutje, IKD thekson se letra e dorëheqjes duhet të jetë e qartë dhe mos të lejoj hapësira për interpretime. E njëjta letër nuk duhet t’i drejtohet ish-Kryetarit të Kuvendit, z. Glauk Konjufca. Aktualisht, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Mbi këtë çështje, letra e dorëheqjes duhet drejtuar tek Kryesuesi i seancës konstituive, që sipas Rregullores së Kuvendit duhet të jetë deputeti më i vjetër, e që në këtë rast është z. Avni Dehari.”

    IKD u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të konstituojnë sa më shpejtë Kuvendin e  Kosovës dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2025
    Pas lajmit të mirë për gjetjen e voglushit Alp Krasniqi, ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. Hyseni ka falendëruar të...
    Lajme28 Prill 2025
    Alp Krasniqi, shtatë vjeçari që u raportua i zhdukur në Komunën e Gjilanit, është gjetur falë angazhimit masiv të ekipeve të kërkim-shpëtimit...
    Lajme27 Prill 2025
    Në mbrëmjen e së dielës ka nisur operacioni i kërkimit të Alpit të vogël nga Gjilani. Ai është raportuar i zhdukur nga...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Rusia ka sulmuar Ukrainën me 8,500 bomba, 200 raketa dhe 3,000 dronë që kur Kievi propozoi një armëpushim 30-ditor, ka thënë presidenti...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot shënuan 27 Prillin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë, duke bërë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Lajme27 Prill 2025
    Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët e vendit në gjetjen e tij....
    Lajme27 Prill 2025
    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.