×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Rugova nuk u paraqit në gjykim, Policia konfirmon se është i infektuar me COVID-19

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Pas lëshimit të urdhëresës nga kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu për Stacionin Policor në Istog, kjo e fundit e ka njoftuar gjykatën se i pandehuri Haki Rugova ishte në izolim për shkak të infektimit me koronavirus.

    Pasi i pandehuri Rugova mungoi në seancën e sotme, kjo urdhëresë u lëshuar për të verifikuar nëse ishte e vërtetë se i pandehuri Rugova ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

    Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar gjykatësi Sharraxhiu.

    “Më ka ardh konfirmimi prej Policisë së Istogut dhe raporti i IKSHPK-së se i njëjti është pozitiv”, tha gjykatësi Sharraxhiu.

    Ndryshe, në seancën e sotme të shqyrtimit kryesor, nuk ishte prezent i akuzuari Haki Rugova, edhe pse ishte ftuar në seancë në mënyrë të rregullt.

    Për arsyet e mungesës së tij, sipas gjykatësit, nuk ishte njoftuar gjykata, ndërsa mbrojtësi i Komunës së Istogut, avokat Adem Avdijaj tha se Haki Rugova ishte infektuar me COVID-19 dhe për këtë e kishte njoftuar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Besnik Berisha.

    Kjo bëri që kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu të lëshoi urdhëresë Policisë për të verifikuar nëse gjendja shëndetësore e Rugovës ka pamundësuar ardhjen e tij në Gjykatë.

    “Është papërgjegjësi e mbrojtësit dhe të pandehurit sepse duhet me pas një vërtetim të mjekut për me na vërtetu dhe mbrojtësi duhet me na njoftu”, tha Sharraxhiu.

    Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, ka siguruar edhe një email të mbrojtësit të pandehurit, avokatit Besnik Berisha në të cilën shihej se më 6 prill 2021, në ora 15:14, e kishte njoftuar gjykatësin për pamundësinë e Rugovës për ardhjen në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Mirëpo, gjykatësi Sharraxhiu theksoi se nuk kishte pranuar ndonjë email të tillë nga ana e mbrojtjes, se sikur të kishte pranuar një email të tillë, do ta konstatonte në gjykatë.

    Ndryshe, seanca e radhës pritet të vazhdoj më 28 maj 2021, ora 10:00.

    Haki Rugova akuzohet për konflikt të interesit, lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Rugova duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, sipas aktakuzës, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e vëllait të tij, “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.

    Ky rast penal është kthyer në pikën zero, për arsye se është pensionuar ish kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, ndërsa ky rast po gjykohet nga kryetari Sami Sharraxhiu.

    Ndryshe, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur me 17 janar 2019, i akuzuari Haki Rugova ishte deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për korrupsion.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 26 mars të vitit 2018, Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.

    Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro.

    Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës, interes financiar, andaj e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit.

    Fillimisht kjo lëndë ishte dërguar në Prokurorinë Themelore në Pejë, përkatësisht ajo i ishte deleguar prokurorit Haxhi Sinanaj.

    Por, ky i fundit, më 17 janar 2018, me shkresë i ishte drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, dhe pas konsultimit me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit, Haxhi Derguti, si dhe Agim Kurmehaj, lënda është deleguar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

    “Arsyeja e dërgimit në kompetencë të kësaj çështjeje juridike penale për të pandehurin Haki Rugova, është fakti se me të njëjtin që një kohë të gjatë njihemi dhe jemi në raporte shoqërore, andaj për të qenë një hetim i drejtë dhe i pavarur, pas konsultimit me kryeprokurorin e Apelit dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, jemi dakorduar që këtë çështje penale ta dërgojmë në kompetencë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, kishte shkruar prokurori Haxhi Sinanaj.

    Ndryshe, Haki Rugova, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, kishte fituar edhe një mandat tjetër, për herë të tretë, në krye të Komunës së Istogut.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se nuk duhet të ngarkohet vetëm shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Sylë Ukshini, ish-shef i misionit diplomatik në Tiranë dhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se dinamika e dialogut ndërmjet Kosovës dhe...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur për audio-incizimin e publikuar ku dëgjohet një bisedë mes kryetares së Grupit...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë...
    Vip10 Tetor 2024
    Luiz Ejlli ka lansuar duetin me Teuta Selimin, transmeton Front Online. Kënga mes dy aritstëve të njohur, titullohet ‘Lamtumirë’. Ky projekt u...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës njofton se me datë 09.10.2024 një viktimë mashkull rreth 35 vjeç ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht...
    Lajme10 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit. Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha...
    Lajme10 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër në një seancë të jashtëzakonshme në ora 12:00. Në këtë seancë do të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë pjesë e Asociacionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.