×
  • Lajme
  • Lajme

    Haki Abazi merr një pozitë të re

    FrontOnline
    02 Prill 2021

    Legjislatura e kaluar e Kuvendit të Kosovës nuk ka pësuar shumë ndryshim me legjislaturën aktuale. Albin Kurti është zgjedhur edhe një herë kryeministër, Glauk Konjufca po ashtu sërish kryetar i Parlamentit.

    Megjithatë, një emër ka pësuar ndryshim radikal brenda një viti e dy muajsh që qëndrojnë në mes të dy legjislaturave: Haki Abazi.Ish-shefi i fondacionit “Rockfeller”, që para një viti mbante pozitën e dytë më të pushtetshme në ekzekutivin e shtetit si zëvendës i kryeministrit Kurti, në zgjedhjet e fundit parlamentare kaloi me vështirësi pragun që ia mundësoi një ulëse si ligjvënës.

    Megjithatë, avazin e rënies së tij në politikë Abazi është orvatur ta ndalojë me sigurimin e një funksioni brenda kuvendit. Në përpjekje për t’u rikthyer sërish relevant, ka marrë në duar kryesimin e një Komisioni Parlamentar, raporton Gazeta Insajderi.Lëvizja Vetëvendosje e ka zgjedhur sot Haki Abazin si kryetar të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të përbëhet nga 11 anëtarë.Përveç Abazit, pjesë përbërëse e komisionit do të jenë edhe Xhavit Haliti, ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Avni Dehari, deputeti i ri i kuvendit.

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, 11 anëtarë:
    Haki Abazi, kryetar, GP – LVV,
    Xhavit Haliti, zëvendëskryetar i parë, GP – PDK,
    Branislav Nikolić, zëvendëskryetar i dytë, GP- SL,
    Avni Dehari, anëtar, GP – LVV,
    Dimal Basha, anëtar, GP – LVV,
    Gazmend Gjyshinca, anëtar, GP – LVV,
    Fitore Pacolli Dalipi, anëtare, GP – LVV,
    Ariana Musliu-Shoshi, anëtare, GP – PDK,
    Arben Gashi, anëtar, GP – LDK,
    Time Kadrijaj, anëtare, GP – AAK,
    _______________, anëtar/e, GP- Multietnik.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrotjes, Bekë Berisha, për FrontOnline ka komentuar letrën e dëguar nga Komandanti i FSK-së,...
    Lajme11 Tetor 2024
    Instituti Demokratike i Kosovës ka thënë se bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet...
    Lajme11 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme është publikuar një artikull i cili nxiti debat dhe reagime gjithandej për shkak të kushteve jo të mira,...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Admirali i NATO-s, gjenerali amerikan Stuart B. Munsch, ka folur sot edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Munsch ka...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në qendër të Prishtinës. Një veturë në lëvizje ka goditur dy femra...
    Lajme11 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë dënuar ashpër kërcënimet e bëra përmes rrjeteve sociale ndaj...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ka përfunduar debati rreth audio-incizimit të shefes së grupit parlamentar të Levizjës Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Milan Radoiçiq. Në këtë seancë...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler. Ai tha se Güler solli...
    Lajme11 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiq, është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.