Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhu në një pompë të derivateve në fshatin Poklek të komunë së Drenasit.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga dy viktimat të cilët ishin punëtorë në këtë kompani.
Sipas Policisë personat e dyshuar kanë arritur të marrin 750 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Në vend-ngjarje kanë dalë njësit përkatëse policore.
Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar./FrontOnline/