×
  • Opinione
  • Opinione

    Hajnat e flamurit

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2021

    Ka kohë që VV e ka kuptuar që flamurin kombëtar shqiptar e ka kthyer në logo të veten partiake. Por kjo nuk po e pengon aspak edhe përkundër faktit se ata e kanë kuptuar gjithashtu se grabitja e tillë po e dëmton shumë këtë flamur.

    Edhe ditëve të sotme ata e përdorin ekskluzivisht këtë flamur si logo partiake thua se është veç i tyre e jo flamur 500 vjet i lashtë që i takon gjithë shqiptarëve kudo ndodhen dhe pa dallime.

    Ndërmjet dëmeve të pandalshme që me këtë përdorim VV po i shkakton flamurit shqiptar dhe përfitimeve partiake duke u shtirë si mbrojtës të tij, VV ka zgjedhur ta përdorë veç për vete, në vend se ta ndihmojë përdorimin e tij prej të gjithëve.

    ’Ne po e mbrojmë se pa ne do të mbetej krejt Kosova pa flamurin kuq e zi’, kështu mendojnë hajnat e flamurit. Si shumë gjëra të tjera kjo është bindje, por jo fakt, jo e vërtetë.

    Kjo është ide korruptive dhe është hajni ideore, politike e kulturore. Kush e kupton këtë, neveritet prej këtij populizmi. Kush e kupton këtë, ju ka qu tugu prej asaj që dje bënë asambleistët e VV në Kryeqytet.

    Hajna të flamurit, mos na e merrni atë që është bebëza e identitetit të krejt shqiptarisë. Edhe diçka, Unë jam i PDK-së. A e dini ju se sa e sa atdhetarë e veprimtarë që ishin dhe janë në PDK dhe partitë tjera, për shumë kohë dhe pandalshëm, janë flijuar me dhe për flamurin kuq e zi. A e dini se sa vite burg, sa rrahje, maltretime e diskriminime, kanë pësuar gjithë ata atdhetarë e veprimtarë për këtë flamur.

    Ju s’mund t’ia vidhni flamurin se ai është i larë me gjak me gjenerata, për ta valuar sot të lirë.

    Askush nuk ka hequr dorë nga flamuri kuq e zi, përveçse në imagjinatçn e juaj korruptive.

    Nga Rubrika
    Opinione31 Dhjetor 2024
    Shkruan: Ben Andoni Një nga shqetësimet më të mëdha, në ditët ku po jetojmë, është fshirja e jetës private dhe bashkimi me...
    Opinione30 Dhjetor 2024
    Shkruan: Adri Nurellari Shqipëria ka hyrë tashmë në sezon elektoral dhe të gjitha sondazhet pikturojnë një tablo të zymtë, duke krijuar përshtypjen...
    Opinione27 Dhjetor 2024
    Nga: Richard Waters / The Financial Times Në vitin 2024, nuk pati asgjë të re në fushën e inteligjencës artificiale [IA] që...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë atmosferën festive nga shtëpia e tij së bashku me familjen në festën e Vitit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve në qytetin e Prizrenit. Mediat locale kanë publikuar pamje të momentit...
    Vip31 Dhjetor 2024
    Fillimisht e tallën, e më pasë të gjithë u përgjigjën në pyetjet që ua parashtroi Rovena. Ajo pyeti Sarën nëse kishte menduar...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Furnizimi i Evropës me gazin rus nëpërmjet Ukrainës përfundon më 1 janar, pasi kompania ukrainase Naftogaz refuzoi të rinovojë kontratën pesëvjeçare me...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Në prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama, nga selia e qeverisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.