×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hajdari: Kosova dhe Hungaria me bashkëpunim ekonomik, takimi në 2022

    FrontOnline
    23 Tetor 2021

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari duke uruar ditën e Republikës së Hungarisë, ka thënë se Qeveria e Kosovës në bashkëkryesim me Qeverinë e Hungarisë, janë në përgatitje të takimit të komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik, që do të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2022.

    Sipas saj, qëllimi i këtij bashkëpunimi është për të shtyrë projektet e tanishme në fushat e menaxhimi të ujit dhe bujqësisë, sigurisë së transportit, arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe për të vendosur në fushat dhe projektet e reja më premtuese për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

    Postimi i plotë i ministres Rozeta Hajdari:

    23 Tetori, Dita e Republikës së Hungarisë

    Kjo ditë nderohet për tu përkujtuar dy ngjarje të mëdha në historinë e Hungarisë, së pari kur populli i Hungarisë u ngrit kundër Bashkimit Sovjetik dhe së dyti krijimi i Hungarisë në vitin 1989.

    Shteti i Hungarisë njohu Kosovën si shtet më 19 mars të vitit 2008, ndërkohë vazhdon ta përkrahë Kosovën në mënyrë të vazhdueshme përmes projekteve të shumta. Hungaria përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën, antarësimin në organizatat multilaterale dhe në procesin e integrimit të shtetit të Kosovës në Bashkimin Europian.

    Ndërsa në fushën e bashkëpunimit ekonomik, si Qeveri e Kosovës në bashkëkryesim me Qeverinë e Hungarisë, jemi në përgaditje të Takimit të Komisionit të Perbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, që do të mbahet në gjysmën e dytë të vitit 2022, për të shtyer projektet e tanishme në fushat e menaxhimi të ujit dhe bujqësisë, sigurisë së transportit, arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe për të vendosur në fushat dhe projektet e reja më premtuese për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

    Urime dita e Republikës Hungari, shteti mik i Kosovës!

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Ekonomi25 Prill 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se aktualisht janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që sipas tij,...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.