Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët e Krushës së Vogël, ku diskutuan për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Beqa theksoi se çdo ditë e më shumë qytetarët anembanë Kosovës po e kuptojnë se Kosova mund të bëhet më mirë me Bedri Hamzën si kryeministër. Ai ka shprehur optimizëm për mobilizimin e qytetarëve dhe besimin e tyre në vizionin e PDK-së për një të ardhme më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme.
“Kosova mund të bëhet më mirë dhe çdo ditë e më shumë po shohim se qytetarët janë të bindur për këtë,” ka thënë Beqa.