Në një plazh në Karolinën e Jugut, është shënuar një moment i rrallë. Një lloj i veçantë i shqiponjës, është parë teksa nën kthetra mbante një peshkaqen të madh. Ky fenomen i pazakontë ka surprizuar jo pak pushuesit në plazhin Myrtle.
“A e di dikush se ç’është ai zog që po mban me vete në peshkaqen?” ka shkruar një ndjekës në rrjete sociale. Sakaq ekspertët thonë që bëhet fjalë për një lloj të veçantë të shqiponjës, e cila njihet si specialiste për kapjen e peshqve të mëdhenj. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.