Modelja e njohur, Besa Citaku është vajza nga Drenica e cila e përfaqësoj Kosovën në Egjipt, vitin 2021, në mesin e 77 shteteve të botës.
Ajo së fundmi në një intervistë ka habitur fansat e saj më një përgjigje të drejtuar për të.
Ajo u pyet se nëse do të martohej me dikë që ka pagën prej 220 eurosh.
Besa tha se do të ishte e mjaftueshme për të dhe se e rëndësishme për të është lumturia se sa paraja.
“Nuk është që çon peshë rroga shumë, është me rëndësi ti shpirtërisht me u ndje mirë me personin, nëse ti ndihesh e lumtur me të dhe të bën të lumtur, se besoj që kish çu peshë rroga e tij”, tha Besa në Libero.
Besa para disa muajsh është përfolur për një fotografi ku shihej me Miss Shqipëria, Mali i Zi dhe Miss Serbia duke pozuar të buzëqeshura me shqiponjën dykrenare shqiptare.
Por pas kësaj është publikuar një fotografi tjetër ku vajzat shiheshin duke pozuar me gishta lartë e që u kritikuan me të madhe.
Çitaku e përshkruaji atë fotografi duke thënë se ishte “ një foto e thjeshtë”.