×
  • Lajme
  • Lajme

    Guximi “i ekzagjeruar” përballë ndërkombëtarëve, Kurti: Është një rrezik që gjithmonë ia vlen

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës thotë se ia vlen të rrezikohet në raport me aleatët ndërkombëtarë të vendit dhe se është kundër disa veprimeve strategjike, siç thotë ai, “pa kurrfarë parimësie vlerore”.

    Albin Kurti në fund të shtatorit qëndroi në New York të SHBA-së për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga, të publikuar të shtunën, u pyet nëse është “aventurë e rrezikshme” guximi “ndoshta i ekzagjëruar” përballë ndërkombëtarëve.

    “Parimësia në politikë, sidomos kur përfaqëson nivele të larta të saj në shërbim të interesit të popullit, të vullnetit të popullit, të drejtave dhe nevojave të tij, në kohëra të ndryshme mund të paraqes rrezik të ndryshëm, mirëpo unë besoj që është një rrezik që gjithmonë ia vlen, meqenëse parimësia është e drejtë. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi strategji, mirëpo nuk jemi dakord me veprime strategjike pa kurrfarë parimësie vlerore”, tha Kurti.

    Ai tha se Kosova duhet ta marrë vetë “barrën e përgjegjësisë” dhe se kjo “është gjëja më normale”.

    “Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian, me NATO-n, me Perëndimin demokratik në përgjithësi, ne ndajmë në mënyrë të plotë vlera të përbashkëta, por gjithashtu edhe interesa e qëllime të njëjta. Por në Republikën tonë të Kosovës, natyrisht që jemi qeveri demokratike e një shteti të pavarur dhe duhet të marrim vetë vendime pë veten tonë, me ç’rast edhe konsultohemi me miqtë, me partnerët dhe me aleatët, por barrën e përgjegjësisë duhet ta marrim ne vetë. Dhe kjo mund të duket ngapak e çuditshme te disa njerëz që na krahasojnë me qeveritë e mëhershme, mirëpo kjo është gjëja më normale për një Republikë demokratike të pavarur si puna e Kosovës sonë të dashur”, tha Kurti.

    Kryeministri përsëriti se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri, miku dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm”, ndërsa komentoi epitetin “antiamerikan” që i është vënë nga disa.

    “Do me thënë, kundërshtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Qeverisë së Kosovës, duke mos arritur që të gjejnë argumente racionale, bëjnë konstatime të tilla iracionale. Dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë anti-amerikanizmi tek kushdo nga kabineti ynë qeveritar apo lëvizja jonë politike, përkundrazi, por ata të cilët bëjnë akuza të tilla, mbase më shumë shprehin në këtë mënyrë dëshpërimin opozitar sesa ndonjë kritikë të vlefshme”, tha Kurti.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së ka kërkuar nga Policia zbardhjen e rrethanave të aksidentit të mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, nga i cili vdiqën tre...
    Lajme06 Tetor 2024
    Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka nisur me avazin e vjetër. Dy seancat e vetme gjatë këtij sesioni u ndërprenë për...
    Lajme06 Tetor 2024
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj dhe Hisen Berisha, kanë kërkuar që Prokuroria t’i fillojë urgjentisht hetimet për tenderin 15...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Një rast ngacmimi i vazhdueshëm është raportuar në Policinë e Kosovës më 4 tetor 2024. Viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar se është...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë  se parashikimet për rritjen ekonomike 3.9 për qind është e pamjaftueshme për...
    Lajme06 Tetor 2024
    Këtë vit në Kosovë 17 ditë më herët ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal.  Qytetarët po i përgjigjen thirrjes së institucioneve shëndetësore...
    Kronika06 Tetor 2024
    Dy vëllezërit që dyshohen për plagosjen e një personi në Mitrovicë, janë ende në arrati. Kështu të paktën deklarohet policia në raportin...
    Kronika06 Tetor 2024
    Një burrë dhe një grua janë arrestuar të shtunën në Prishtinë nën dyshimin se kanë rrahur një grua tjetër. “Me vendim të...
    Kronika06 Tetor 2024
    Një burrë në Prizren ka raportuar se disa të panjohur ia kanë vjedhur një shumë të parave në shtëpinë e tij. “VJEDHJE...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.