×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori Mehmeti dhe delegacioni i BQK-së përfunduan pjesëmarrjen në takimet vjetore virtuale të FMN-së dhe BB-së

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka qenë pjesë e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që këtë vit u organizuan nga distanca për shkak të pandemisë Covid-19.
    Gjatë këtyre takimeve, të cilat u zhvilluan nga data 15 deri më 22 tetor 2020, Guvernatori Mehmeti mori pjesë edhe në takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e së cilës është edhe Kosova.
    Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti ka realizuar takim edhe me zëvendës presidenten e Bankës Botërore, AnnaBjerde dhe ekipin e saj, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, si dhe kërkesat për asistencë teknike.
    Guvernatori Mehmeti me këtë rast njoftoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, lidhur me sistemin financiar në vend dhe masat e ndërmarra nga ana e BQK-së gjatë kohës së pandemisë.
    Gjatë këtyre takimeve virtuale, Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesënë takimin e Drejtoreshës Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilën e zhvilloi me Ministrat dhe Guvernatorët e Evropës Qendrore dhe Lindore.
    Në këtë takim përveç prezantimit të perspektivës ekonomike evropiane, u diskutua edhe për sfidat dhe politikat që ndërlidhen me përgjigjen ndaj efekteve të Covid 19.
    Përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë edhe në takimin plenar të Komitetit Monetar Financiar Ndërkombëtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku u diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me adresimine pandemisë, promovimine rimëkëmbjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse dhe ringjalljen e bashkëpunimit global.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Sport10 Janar 2025
    Menaxheri i Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi thotë se Napoli është njëri prej dhjetë klubeve të interesuar, respektivisht të ofertave që i ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar sot se zyrtari i SHBA’së që po e viziton Kosovën Richard R.Verma ka konfirmuar se se SHBA...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e PDK-së, në hapjen e fushatës zgjedhore të kësaj partie...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë sot se sistemi elektroenergjetik i Kosovës do të stabilizohet, si dhe do të ulet kostoja...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.