×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori i BQK-së tregon sa para ka dërguar diaspora gjatë këtij viti?

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Fehmi Mehmeti, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës ka folur për ndikimin në ekonominë e Kosovës të remitencave, në kohë pandemie.

    “Sipas parashikimeve tona si Bankë Qendrore ekonomia e Kosovës në vitit 2020 pritet që të shënojë një rënie prej 7.2 për qind në terma real e cila njëherit paraqet edhe goditjen më të rëndë që ka pësuar ekonomia e Kosovës në këto 20 vjet’, thotë Mehmeti.

    “Ndikim të rëndësishëm në rënien e aktivitetit ekonomik në Kosovë kishin edhe masat kufizuese të lëvizjes nga shtetet e tjera të cilët reduktuan në masë të madhe vizitat e diasporës tonë në Kosovë, vizita këto të cilat paraqesin një burim mjaft të rëndësishëm financiar për ekonominë e vendit”, shton ai.

    “Bazuar në të dhënat e regjistruara deri në muajin shtator 2020, shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e cila janë nga diaspora ishin 470 milionë euro e cila paraqet një rënie prej 60 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Pra në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi pasur diku mbi një miliard euro të hyra në emër të shpenzimeve jorezidente të cilat janë kryesisht nga diaspora’, thotë Mehmeti për RTV Dukagjini.

    “Një faktor që ka ndikuar në zbutjen e pasojave të krizës kanë qenë pikërisht remitencat nga diaspora, të cilat edhe në këtë kohë shumë të vështirë për ekonominë botërore vazhduan rrjedhën e qëndrueshme drejt ekonomisë tonë. Vlera e remitencave të pranuara deri në tetor 2020 ishte 796.5 milionë euro”, tha Mehmeti.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Lajme11 Janar 2025
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujtoi 26 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe veprimtarit të shquar, Enver Maloku. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.