×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori i BQK-së: 974 milionë euro u lëshuan kredi të reja nga bankat komerciale

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se vetëm gjatë vitit 2021, bankat komerciale kanë lëshuar kredi të reja 974 milionë euro.

    “Nëse shohim sektorin bankar si komponent kryesore të sektorit financiar, edhe përkundër rreziqeve të pritura gjatë periudhës së pandemisë, vetëm gjatë vitit 2021, ka arrit të lëshoj kredi të reja 974 milionë euro, gjë që ka bërë që totali i kredive të jetë 3.5 miliardë euro apo me një rritje vjetore prej 12 përqind. Vazhdon të ketë edhe rritje të aseteve. Asetet në sektorin bankar kanë shënuar 5.6 miliardë euro apo me një rritje vjetore rreth 15 përqind…Gjithashtu sektori bankar vazhdon ta ketë besueshmërinë e lartë të publiku, dhe si rezultat i saj kemi rritje të depozitave që kanë arrit të jenë 4.5 miliardë euro me një rritje prej 14.5 përqind. Në anën tjetër norma e interesit në kredi ka rënë në 6 përqind, gjë që ka bërë të lehtësohet qasja në financa”, thotë ai.

    Në anën tjetër, kreditë joperformuese (kreditë e këqija), edhe pas përfundimit të moratoriumit që ka qenë një periudhë ristrukturimit, prapë se prapë vazhdojnë të mbesin të ulëta, duke shënuar kështu 2.6 përqind.

    Guvernatori Mehmeti ka treguar edhe mënyrën e fitimit të bankave në gjysmën e parë të këtij viti që kanë shënuar 55 milionë euro.

    “Me të dhënat e qershorit, diku rreth 55 milionë euro është fitimi i bankave. Bankat vazhdojnë ta ruajnë atë normën e profitit që realisht e kanë ndër vite dhe realisht kjo nuk është si rezultat i rritjes së normave të interesit, por si rezultat i menaxhimit më të mirë të shpenzimeve ose zvogëlimit të shpenzimeve që bankat janë duke i bërë. Tash, një gjë çka ne e kemi jo vetëm si Kosovë, por edhe në nivel global se edhe prej krize del diçka e mirë. Që në rastin konkret, ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në lëvizjen e digjitalizimit të sektorit bankar. Mirëpo, pandemia bëri që ky proces të përshpejtohet. Tash lëvizja drejt digjitalizimit ka bërë që të ulëte kosto, të rritet efikasiteti për klientë, por gjithashtu edhe për bankat”, thotë ai për EO.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.