Numër i vogël i serbëve janë mbledhur sot në fshatin Gazimestan të Obiliqit, vend në të cilin për çdo vjet festojnë ‘betejën e Kosovës’ të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.
Në këtë ceremoni përkujtohet princi serb Car Llazari, që kishte vdekur në Betejën e Kosovë 627 vite më parë, njofton Klan Kosova.
Ngjarja është duke u përcjellur nga Policia e Kosovës.
Për klankosova.tv ka folur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.“Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e përcjellë këtë zhvillim. Deri tash gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk ka ndonjë incident, po ashtu patrullat e Policisë janë të vendosura në të gjitha pikat e planit operativ”.