
Agjencia e Regjistrimit Civil me vendim të ministrisë së Shëndetësisë është hapur sot, pasi që hynë në grupin e fazës së dytë, zbatimi i së cilën ka nisur (sot) më 18 maj, raporton Front Online.
Por, megjithë thirrjeve nga IKSHP-ja dhe organet tjera relevante, para ARC-së është vërejtur grumbull i madh i qytetarëve të cilët nuk po e mbajnë distancën sociale, dhe shumica prej tyre nuk janë të pajisur me maska e dorëza.
Në raste të ngjashme të mosrespektimit të rregullave nga organet kompetente, policisë i është dashur të ndërhyjë për të shpërndarë qytetarët, e në disa raste ka pasur edhe arrestime./Front Online/
