Nikola Gruevski dhe Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”.
Gruevski dënohet me 1 vit e gjysmë burg, derisa ish-ministri Janakieski dënohet më 1 vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.
Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më nëntë muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.
Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda dy vjetëve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.
Katër të fundit kanë rrënuar rrethojën e Komunës dhe kanë filluar të gjuajnë me lëndë të forta në drejtim të sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Komunal. Është thyer edhe dera e hyrjes e barakës ku ka qenë e vendosur salla ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit./Alsat