Gruaja nga Podujeva ka raportuar Policinë se disa persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës dhe ia kanë vjedhur dokumentet personale si dhe 230 euro.
Kryerësit e veprës ja morën një pasaportë gjermane dhe një letërnjoftim të shtetit gjerman.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.
“Podujevë 01.04.2021 – 22:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur ia kanë thyer xhamin e veturës së sajë me targa vendore dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të shtetit Gjerman dhe 230 (dy qind e tri dhjetë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Front Online