Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Lipjan ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj e ka larguar nga shtëpia.
Viktima bashkë me dy fëmijë, pas largimit nga shtëpia është dërguar në strehimore.
Në raportin 24 orësh, policia ka theksuar se për rastin të cilin e ka cilësuar si “dhunë në familje” është njoftuar edhe prokurori.
“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 05.04.2024 – 15:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.