Një grua në Podujevë ka raportuar se ish bashkëshorti i saj ka shkuar tek shtëpia e prindërve të saj, ku jeton edhe ajo, dhe e ka kanosur atë.
I dyshuari është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Podujevë 09.06.2023 – 15:00. Me datë 13.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë Veriore, ka shkuar tek shtëpia e prindërve të saj ku tani jeton viktima dhe e ka kanosur viktimën. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”