Një burrë ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij në Gjilan.
Policia njofton përmes raportit 24 orësh se e dyshuara është arrestuar, ndërkohë viktimës i është ofruan tretman mjekësor.
“Gjilan, 03.04.2022-08:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin-viktimën mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.