Është arrestuar një grua në Podujevë, pasi që e njëjta, nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 20:50.
Siç bën të ditur policia përmes raportit 24 orësh, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Podujevë 29.08.2020 – 20:50.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (bashkëshortin e saj). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.