Një grua në Fushë Kosovë, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, njofton Policia e Kosovës, raporton Front Online.
E njejta është arrestuar, por më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 15.10.2020 – 00:50. Është arrestuar e dyshuara f/k, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj viktimë m/k. E njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online