×
  • Lajme
  • Lajme

    Grenell: S’ndjehem mirë që Thaçi është në burg për shkak se ne e ftuam në SHBA, do ta lirojmë nëse fiton Trump

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka punuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ka potencuar se problemi me liderin e VV’së është se “është në mënyrë konstante anti-amerikan”.

    “Ai është tani lideri i Kosovës që është kritikuar nga e gjithë bota, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Biden, nga BE-ja, gjermanët e Franca”, ka thënë Grenell në një intervistë.

    Ai është pyetur edhe për prokurorin amerikan, Jack Smith, që ka lëshuar fletë arrestin për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe që më pas ka lënë Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe është kthyer në SHBA për të ndjekur penalisht ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

    Grenell ka thënë se fletarrestimi për Thaçin është lëshuar në kohën kur po bëhej progres sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kur ish-presidenti kosovar ishte ftuar në Washington. Grenell thotë se Smith e kishte targetuar Thaçin dhe sipas tij, fakti që ish-presidenti kosovar vazhdon të qëndrojë në burg është një mizori.

    Ish-emisari amerikan, që është përfolur se mund të emërohet edhe Sekretar i Shtetit në rast të një fitoreje të Trump në zgjedhjet e nëntorit, ka thënë se s’ndjehet mirë për faktin që Thaçi gjendet në burg, meqë arrestimi i tij ndodhi pasi u ftua që të udhëtojë drejt SHBA-së për Marrëveshjen e Washingtonit.

    Grenell ka thënë se e ndjenë që duhet të bëjë diçka për të nxjerrë nga burgu dhe thotë se mezi pret që Trump të fitojë sepse do ta lirojnë ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgu.

    “Çfarë unë besoj, është që kur ne ishim duke bërë progres, Jack Smith ishte në Hagë atë kohë, targetoi presidentin Thaçi. Tani presidenti Thaçi vazhdon të jetë në burg dhe kjo është një mizori. Për mua është një mizori. S’ndjehem mirë për një situatë të tillë, sepse ne e ftuam që të vijë në SHBA të negociojë dhe ai u penalizua dhe shko në burg për këtë. Unë e ndjej që duhet të bëjë diçka që të nxjerr nga burgu dhe kam provuar dhe mezi pres që presidenti Trump të fitojë dhe sepse do ta nxjerrim Thaçin nga burgu”, ka thënë Grenell, shkruan Gazeta Express.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar protest për të premten nga ora 13:00 në shenjë solidariteti me punëtoret teknike të...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Elbert Krasniqi sot kanë takuar përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara. “Në një...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se homologu i tij kosovar, Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë dje në takimin...
    Të tjera
    Vip18 Shtator 2024
    Dj Dagz është një personazhet shumë të dashura për mediat rozë. Jeta e tij private nga martesa me Einxhel Shkirën, u bë...
    Sport18 Shtator 2024
    Drita dhe Malisheva do të zhvillojnë sot takimin e mbetur nga xhiroja e parë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll....
    Sport18 Shtator 2024
    Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante. Sikurse natën e mbrëmshme edhe sonte do të zhvillohen gjashtë sfida të...
    Sport18 Shtator 2024
    Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Starton konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5). Kjo konferencë po bashkëkryesohet nga shefi...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Sveçla tha se pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.