×
  • Lajme
  • Lajme

    Granti i Peformancës Komunale, MAPL ndan 4.35 milionë euro për komunat

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka ndarë 4.35 milionë euro për komunat në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.

    Kjo është bërë e ditur përmes, një komunikate për media, pas takimit të këtij komisioni.

    Komunikata e plotë:

    Është mbajtur takimi i Komisionit të Grantit të Performancës Komunale në përbërje të përfaqësuesve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Agjencisë Suedeze, Ambasadës Norvegjeze, Zyrës Kombëtare të Auditimit, BIRN dhe INPO.

    Takimi i Komisionit të Grantit është hapur dhe kryesuar nga zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të MAPL-së Trim Berisha, ndërkaq në fjalën hyrëse u adresua Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi i cili theksoi se ndarja e grantit për komunat është e një rëndësie të veçantë, duke marrë parasysh nevojat e komunave si dhe ngritjen e performacës komunale në ofrimin e shërbimeve sa më të mira dhe më cilësore për qytetarët.

    Gjithashtu, Ministri Krasniqi potencoi se tani është koha adekuate që të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin me donatorët dhe akterët e përfshirë. Mbështetja e MAPL-së do të jetë e vazhdueshme dhe në pajtueshmëri me donatorët.

    Drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë Katharina Stocker theksoi se ky takim dëshmon përkushtimin e përbashkët të të gjitha palëve me qëllim që të kemi një proces transparent dhe të qëndrueshëm.

    Në këtë takim nga Komisioni Teknik u prezantua Raportin i ri-vlerësimit të performancës komunale 2019, i cili pas diskutimit të përbashkët nga të pranishmit u aprovua në parim nga Komisioni i Grantit të Përformancës. Pas aprovimit në parim të raportit të gjitha Komunat do të njoftohen me rezultatet e tyre, ndaj të cilave mund të parashtrojnë ankesë brenda 7 ditëve. Me përmbylljen e këtij procesi, do të nënshkruhen marrëveshjet e Mirëkuptimit me Komunat përfituese në vlerë të përgjithshme 4,350,000. Euro, për projekte kapitale në dobi të qytetarëve./Front Online

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.