Një rast i grabitjes është raportuar më 2 nëntor rreth orës 01:15 në Komunën e Pejës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, në dhomën e viktimës femër ka hyrë i dyshuari mashkull kosovar dhe duke përdorur forcën fizike ka arritur që t’ia merrte viktimës një shumë parash.
“Më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima gjatë kësaj ngjarje është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
I dyshuari gjendet ende në arrati.