Dje në filialin e një institucioni për transfere parash në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Punëtorja ka raportuar në polici se një i panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të arrestuar, policia thotë se po e heton rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë, 05.12.2020-09:03. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në filialin për transfere parash, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.