Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Front Online se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti shtoi më tej se me rastin po merret njësit i komunikacionit rrugor./Front Online/