×
  • Lajme
  • Lajme

    Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

    FrontOnline
    24 Maj 2024

    Policia ka njoftuar arrestimin e katër shtetasve nga Kosova dhe ka sekuestruar 10 armë zjarri. Mendohet se trafikantët nga Kosova i sillnin armët për ti shitur në Tiranë.

    Policia arriti të finalizoj operacionin pranë terminalit të autobusëve në TEG.

    Njoftimi i Policisë:

    Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.

    ‘Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si dhe në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionin e koduar “Transportuesi 2”.

    Gjatë operacionit, në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 28 vjeç, B. Sh., 20 vjeç, E. Th., 25 vjeç, dhe M. K., 20 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

    Shtetasi B. K. dyshohet se ka vënë në autobusin me drejtues shtetasin E. Th., një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak. Më pas, shtetasi B. K., në bashkëpunim me shtetasin M. K., kanë ndjekur me automjetin e tyre, autobusin, gjatë gjithë itnerarit.

    Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armët e zjarrit ishin trafikuar në Tiranë, me qëllim shitjen në vlerat 1500-3000 euro. Po nga verifikimet e kryera dyshohet se pronari i linjës së autobusëve, shtetasi E. Th., së bashku me shtetas të tjerë, ka trafikuar armë zjarri drejt Shqipërisë, në disa raste.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë. /Front Online/

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së edhe ditën...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 100 vjetorin e ditës kur Fan Noli u bë kryeministër i Shqipërisë. Me anë të...
    Lajme16 Qershor 2024
    Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në njoftimin e familjes thuhet se për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Ushtria izraelite ka njoftuar se do të zbatojë një “pauzë taktike” në ofensivën e saj në Rripin jugor të Gazës për të...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter-...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Tetëdhjetë vende kërkuan së bashku të dielën (sot) që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i...
    Sport16 Qershor 2024
    Shqipëria është rikthyer sot në stërvitje, me përzgjedhësin Sylvinho që ndau grupin e kuqezinjve në dy pjesë. Lojtarët që u aktivizuan si...
    Lajme16 Qershor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër ku morën pjesë...
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz beson se një mandat i dytë për Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nda partia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.