×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjysma e qytetarëve të Kosovës të gatshëm të largohen nga vendi

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Saktësisht 48.4 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të gatshëm të largohen nga vendi, bazuar në një anketë të Grupit për Studime Juridike dhe Politike.

    Duke u bazuar në të dhënat e anketës me 1065 qytetarë në shtrirje në nivel vendi, kryer sivjet, GLPS ka nxjerrë të dhëna shqetësuese në lidhje me gatishmërinë për të migruar. Raporti nxjerr vendin edhe më keq se në periudhën e vitit 2015 kur ishte vala e largimit ilegal të qytetarëve. Në anketën e kryer sivjet qytetarët janë pyetur lidhur me efektin e pandemisë për të parë nëse pasojat e pandemisë kanë ndikuar në gatishmërinë e qytetarëve për të migruar, në remitenca dhe në punësim.

    “Të gjeturat e anketës tregojnë një rezultat shqetësues në lidhje me gatishmërinë për të migruar pasi të dhënat paraqesin përqindjen më të lartë të raportuar nga të gjitha valat e anketave të realizuara, madje edhe më të larta se gjatë valës së madhe të migrimit në vitin 2015. Më saktësisht, 48.4 % e të anketuarve janë të gatshëm të migrojnë. Gatishmëria për të migruar është rritur me 23% dhe 30% në vitin 2020, krahasuar me 2015 dhe 2019, respektivisht”, thuhet në njoftim të GLPS-së, ku bëhet e ditur se tash gatishmëria e lartë për të migruar nuk përkthehen në migracion të paligjshëm.

    Statistikat e Eurostatit tregojnë se numri i azilkërkuesve te kosovarët ka rënë ndjeshëm në 2019, krahasuar me katër vjet më parë, nga 73 mijë kërkesa në 2300.

    Rezultatet e anketës kanë treguar se më shumë se 60 për qind e qytetarëve që dëshirojnë largimin do të konsideronin migrimin e përhershëm. Rezultatet tregojnë se mungesa e shpresës për gjendjen ekonomike, politike e shoqërore janë arsyet kryesore për dëshirën për ikje.

    Shumica e të anketuarve që janë të gatshëm të migrojnë fajësojnë qeverinë dhe partitë, duke e portretizuar dështimin e institucioneve për të përmbushur pritjet e qytetarëve.

    Image

    “Ndryshe nga anketat e mëparshme, tre arsyet kryesore që do të bindnin individët të mos migronin janë mundësitë më të mira të punësimit dhe pagat më dinjitoze, stabiliteti politik dhe përmirësimi i situatës ekonomike. Të dhënat sugjerojnë se gatishmëria për të migruar është më e lartë në mesin e familjeve që raportojnë të kenë pranuar remitanca”, thuhet në sqarimin për arsyet që mund të bindin sivjet njerëzit për të mos lëshuar Kosovën.

    Gatishmëria për të ikur nga vendi rezulton të jetë më e lartë te burrat se te gratë, te e cila gjini ka pasur rritje të gatishmërisë për migrim ndër vite. Të dhënat tregojnë se moshat më të reja janë të gatshme për largim.

    Image

    Gatishmëria më e lartë për migrim është në Prishtinë me 56 për qind, sipas GLPS-së.

    Punëtorët sezonalë (78.8%), ata të sektorit privat (66.8%)dhe studentët (54.5) janë kategoritë që kanë përqindjen më të lartë të gatishmërisë për migrim.

    Image

    Sa i përket edukimit, gatishmëria për të migruar është më e larta midis atyre me disa vite të arsimit të mesëm, atyre me arritje të arsimit të mesëm dhe studentëve.

    Individët me të ardhura më të ulëta, mes 150 dhe 300 euro, janë kategoria me gatishmërinë më të lartë për largim. Rreth 43.7 për qind e qytetarëve me të ardhura personale prej 900 deri 1200 euro janë të gatshëm për migrim, duke fajësuar kryesisht politikën.

    Image

    Te të anketuarit pohohet se pandemia ka ndikuar në shpeshtimin e remitancave. Sipas të dhënave, diaspora deri në tetor ka dërguar rreth 800 milionë euro më 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Në Konferencën e Investitorëve për zhvillimin e turizmit lokal, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar master planin për zhvillimin...
    Lajme23 Maj 2025
    Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka vlerësuar se zgjatja e mandatit të e EULEX edhe për...
    Lajme23 Maj 2025
    Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë një përmbledhje vizitës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit. Policia e Hamburgut...
    Lajme23 Maj 2025
    “Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës,...
    Lajme23 Maj 2025
    Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas publikimit të një videoje shqetësuese në të cilën shihej një...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkë me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave kanë diskutuar për pretendimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.