×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykimi në mungesë për Banjskën, Supremja ende nuk e ka pranuar kërkesën e Themelores

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Gjykata Supreme e Kosovës do ta shqyrtojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzuesi për të qartësuar dilemat e ngritura nëse lejohet gjykimi në mungesë edhe në veprat penale të terrorizmit e kundër rendit kushtetues. Kjo gjykatë ka thënë se ende nuk ka pranuar kërkesë nga Gjykata Themelore për këtë, derisa njohësit e sistemit të drejtësisë ndajnë mendime të ndryshme nëse 42 të akuzuarit për Banjskën që janë në arrati do mund të gjykohen

    Gjykata Supreme e Kosovës është shprehur e gatshme të ofrojë ndihmën dhe ekspertizën e saj ligjore sa i përket paqartësive që dolën në nisjen e gjykimit për rastin “Banjska”.

    Në një përgjigje për Dukagjinin, Supremja tha se megjithëse ende zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila veçoi procedurën ndaj 42 të akuzuarve që janë në arrati dhe u ngritën dilema nëse të njëjtit mund të gjykohen në mungesë për vepra penale të terrorizimit e kundër rendit kushtetues.

    “Gjykata Supreme e Kosovës, ende nuk e ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, lidhur me rastin në fjalë. Bazuar në Ligjin për Gjykatat, nr. 06/L – 054, neni 27, Gjykata Supreme mund të thërrasë një Seancë të përgjithshme të të gjithë gjyqtarëve të saj për nxjerrjen e qëndrimeve parimore, mendimeve juridike dhe udhëzuesve që promovojnë zbatimin unik të ligjeve. Ndonëse nuk jepen mendime juridike për rastet individuale në proces, pas pranimit të kërkesës, dega penale e Gjykatës Supreme do ta shqyrtojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzuesi, përmes të cilit qartësohen dilemat e ngritura, apo në rast se udhëzuesi shihet i panevojshëm, do të kthejë përgjigje për shkallen e parë, duke i qartësuar dilemat që janë paraqitur.”

    Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani thotë se e vetmja mënyrë që të realizohet gjykimi në mungesë në këtë rast është amendamentimi i Kodit të Procedurës Penale.

    “Nuk ka asnjë pengesë ligjore dhe është procedurë fare e thjeshtë që të niset një amandamentim i Kodit të procedurës penale dhe aty ku, neni 303 ku bënë fjalë për gjykimin në mungesë dhe dispozita i referohet kodit penal, të riformulohet dhe të theksohet qartë që përpos këtyre veprave penale të lejohet gjykimi në mungesë edhe për të gjitha veprat penale kundër rendit kushtetues të Kosovës”, ka thënë Fejzullah Hasani – ish kryetar i Gjykatës Supreme.

    Ndërkohë, që mendim tjetër kanë ish-Avokati i popullit e ish-kryetari i gjykatës së Apelit, të cilët thonë se nuk ka asnjë pengesë që të zhvillohet gjykimi në mungesë ndaj tyre.

    “Nuk ka asnjë dilemë në aspektin jurdik gjykimi në mungesë, muj me kuptu që mund të jetë sfidë për sistemin gjyqësor meqë nuk është sfiduar me situata të tilla, për shkak të kompleksitetit të çështjes edhe për shkak të implikimeve që mund të ketë ky rast por si mekanizëm juridik patjetër që është në pajtueshmëri në standarde evropiane”, ka thënë Hilmi Jashari – ish avokat i Popullit.

    “Vepra penale e terrorizmit është problem global dhe kjo duhet të trajtohet si vepër penale ndërkombëtare e terrorizmit kështu që ka shumë traktate e konventa që kanë dal sepse është problem global terrorizmi”, ka thënë Hasan Shala – ish kryetar i Gjykatës së Apelit.

    Në shqyrtimin fillestar ndaj 45 të akuzuarve për rastin e sulmit në Banjskë, gjyqtari Arben Hoti, veçoi procedurën ndaj 3 të akuzuarve që janë nën masën e paraburgimit, e për gjykimin ndaj 42 të tjerëve që janë ende në arrati, tha se do i kërkoi mendim juridik Gjykatës Supreme.

    Sipas Kodit Penal dhe atij të Procedurës, parashihet që gjykimi në mungesë të bëhet për vepra penale që nuk parashkruhen e që janë vrasja e rëndë, veprat penale të gjenocidit, krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, ose për vepra tjera penale të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen.

     

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...
    Sport28 Shtator 2024
    Trepça shënoi fitoren e dytë me radhë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Vëllaznimit me rezultat 87-65. Mitrovicasit e fituan çerekun e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.